Policia e Shtetit ka nxjerrë njoftimin zyrtar mbrëmjen e sotme për sherrin që përfundoi me pasoja fatale për dy vëllezër në Elbasan.
Florenc dhe Mikele Kovaçi janë konfliktuar me disa të rinj për motive të dobëta thotë Policia. Gjatë këtij konflikti, vëllezërit janë qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen 28 vjeçarit Florenc Kovaçi dhe duke lënë të plagosur rëndë 19 vjeçarin Mikele Kovaçi.
Policia thotë se sherri dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se mollë sherri është bërë një vajzë.
Njoftimi
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
