Skip to content

FOTO+EMRI/ Hidhet në erë Range Rover-i në Tiranë , kush është ish-noterja që u sulmua me eksploziv

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Tiranës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm me tritol, duke bërë që të tremben banorët e zonës së Komunës së Parisit.

Një sasi e konsiderueshme me tritol shpërthyen në një makinë luksoze tip Range Rover në pronësi të shtetases Rezarta Kocci, një ish-notere të cilës i është hequr licensa.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm pasi është dëgjuar në pjesën më të madhe të Tiranës, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Osman Myterizi, aty ku makina luksoze gjendej e parkuar në momentin e shpërthimit dhe ka marrë dëme të konsiderueshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:05, tek Komuna  e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb