Skip to content

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një shtetase që udhëtonte me bashkëshortin (EMRI)

Xhuma Cangu ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti fatal që ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapize.

E ndjera udhëtonte në një makinë tip Volksëagen së bashku me bashkëshortin e saj kur ndodhi aksidenti që i mori jetën. Ata u përplasen me një makinë tip Audi.

Njoftimi

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja  e tij shtetësja Xh. Ç.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb