Fax Neës ka arritur të mësojë detaje mbi grabitësin e arrestuar për rastin e dhunimit të biznesmenit nga Nikla e Fushë-Krujës, Nazmi Çangu.
Bëhet fjalë për Saimir Kuçin, i cili është pjesë e një bande kriminale që merret me grabitje me dhunë të biznesmenevë kryesisht të Tiranës.
Kuçi bën pjesë në banden ‘Hija e Natës, pjesë e së cilës ka qenë dhe Gjon Pelivani, i cili dyshohet se ka qenë rival i bandës së Emiljano Shullazit.
Ditën e sotme, gjatë kontrollit në banesën e Saimir Kuçit, policia dyshohet se ka gjetur drogë dhe një fikës valësh, ndërkohë edhe vëllai i tij i shpallur në kërkim Artan Kuçi është po ashtu me precedent penal në fushën e vjedhjeve.
Precedenti penal
Në vitin 2018, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka goditur një grup kriminal që grabiste kasafortat e bizneseve në kryeqytet dhe disa qytete. Në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie, dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje. Engrid Hënaj ka qenë ish-oficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine.
Të arrestuarit, sipas policisë lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve. Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të këtij viti, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 në total.
Dy anëtarët e grupit ‘Hijet e Natës’ vodhën ambasadën daneze
Elton Lika dhe Saimir Kuçi, të arrestuar nga policia e Tiranës mesnatën e të dielës, konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie.
Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.Të dy këta persona janë arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës” dhe pak vite më parë më konkretisht në maj 2011 Lika dhe Kuçi janë dënuar 12 vjet dhe 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pesë Gjyqtarë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Bardhyl Dhamo në 2011, i vlerësuan të provuara akuzat e Prokurorisë ndaj të rinjve për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë. Por “Shqiptarja.com” mëson se Lika është dënuar dhe me 3.8 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentative, dënim ky që është dhënë nga gjykata në muajin Maj 2017. Por me sa duket pas daljes nga qelia, Kuçi dhe Lika janë përfshirë sërish në vjedhjen e kasafortave.
…
/faxweb
