Skip to content

Tabaku ngre ‘alarmin’/ 2 miliard euro shtesë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për PPP

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur ‘alarmin’ teksa deklarin se gati 2 miliard euro shtesë do të paguhen këtë vit nga taksta e qytetarëbe shqiptarë për PPP.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve. Sipas saj, kjo qeveri po përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve.

“Janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP.Paratë që qytetarëve u merren me taksa e tatime shkojnë për të financuar xhepat e oligarkëve përmes PPP dhe për të paguar interesat e borxhit.Shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqënie për vetet e tyre dhe familjet e tyre.Buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve.Situata post pandemi nuk ia ka frenuar makutërinë kësaj mazhorance që përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve”, shkruan Tabaku.