Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në Pogradec. Sipas burimeve të Fax News bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon 23 të natës. Më pas i vëlllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë.
Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.
Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.
Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkol tek një lokal para shkollësh dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
