Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i riu ka mbetur i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, ku dyshohet se është plagosur një person.

Sipas informacioneve të para të “Fax News” bëhet me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitali. I plagosuri është një i ri. Burime policore bëjnë me dije se ka marrë një plumb në këmbë, pa rrezik për jetën.

Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe autorit.

/faxweb