Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sherri mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas burimeve të “Fax Neës”, ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Ilir Shkurti, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime policore bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë, pa rrezik për jetën.
Në njëdeklaratë për mediat, vetëm disa minuta pas ngjarjes policia njofton se ka arrestuar një 38-vjeçar, Kridenc Meçollari si i dyshuar i një prej autorëve të plagosjes së Ilir Shkurtit.
“Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit Kridenc Mecollari, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve”, thuhet në reagimin e policisë.
…
/faxweb
