Skip to content

62-vjeçari gjendet pa jetë brenda shtëpisë në Vlorë, trupi i dekompozuar

Kufoma e një 62-vjeçari është gjetur e dekompozuar brenda një banese në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, shtetasi G.D. jetonte i vetëm. Paraprakisht, dyshimet e para lidhen me vdekje për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:45, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.

/faxweb