Skip to content

VIDEO: “Si të lashë, e më s’të pashë”, Meta ia merr këngës mes komunitetit të Arbëreshëve

Për presidentin Ilir Meta kjo e dielë ka nisur ndryshe. Ai është shfaqur gjatë vizitës së tij te komuniteti arbëresh duke kënduar bashkë me ta një këngë të vjetër shqiptare “O e bukura More”.

Meta shprehet se prej 600 vitesh kjo këngë mbetet gjallë falë dashurisë së madhe të arbëreshëve për atdheun dhe identitetin kombëtar.

“Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare “O e bukura More”, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta.