Skip to content

E FUNDIT/ Situata brenda partisë Demokratike, kjo është lëvizja e Lulzim Bashës

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë të grupit parlamentar demokrat në orën 18:00 të ditës së sotme. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes kryedemokrati pritet të mbajë një deklaratë për mediat.

Kjo lëvizje nga ana e tij vjen në një moment shumë delikat kur shumë anëtarët të FRPD, i kanë dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Basha duket se tashmë ka kundër tij një pjesë të konsiderueshme të deputetëve demokratë, duke përmendur së fundmi edhe deputeten Floriana Garo e cila u bashkua me foltoren e ish kryeministrit, Sali Berisha duke dhënë një mesazh kundër Bashës.

Dy ditë më parë, kryedemokrati shpalli zgjedhjet në FRPD, duke bërë kështu që të zyrtarizohej mandati i kryetarit aktual, Belind Këlliçi i cili u njoftua me këtë vendim vetëm pak momente pasi zyrtarizoi pjesëmarrjen në “foltoren” e Berishës.

Sipas tij dhe përfaqësuesve të tjerë të FRPD, kjo është një lëvizje anti-statuore pasi nuk mund të ndodhë largimi nga posti i kryetarit të forumit rinor pas pasur asnjë lloj votimi.

Vijon…

/faxweb