Skip to content

“Kjo temë vulos fatin e shqiptarëve për 50 vitet e ardhshme”, Goxhaj: Shqipëria dhe Kosova nuk bashkohen dot për shkak të…

Avokati Altin Goxhaj në studion e Fax News

Vij nga një fundjavë shumë e bukur në Kosovë, ndërkohë që ai pati takimin për Ballkanin e Hapur unë isha i ftuar në një takim kundër këtij organizimi. Ballkani i Shoqërisë së hapur është pyka që çan bashkëpunimin Kosovë Shqipëri. Ballkani i hapur vjen si pjesë e projektit të Soros kundër çështjes shqiptare e cila lidhet kryesisht me shpopullimin. Vetë Rama dje dha një intervistë ku pohoi atë që kam thënë unë në 2018 që Ballkani i Hapur është Jugosllavia e Re. Kjo u vërtetua nga Rama kur tha arsyeja përse ekziston Sorosi është Ballkani i Hapur.

A e përfaqëson idenë edhe deklarata e Vuçiç i cili tha se nuk kanë arritur akoma asgjë?

Besoj se ajo që tha Vuçiç ishte plotësim i fjalisë së Ramës “Ju nuk keni parë asgjë akoma”. Kjo temë do të përfaqësojë fatin e shqiptarëve, për 50 vitet e ardhshme. Ballkani i Hapur heq mundësinë e bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne jemi të humbur në cdo marrëveshje tregtare me Serbinë. Ata janë më superiorë në cdo aspekt sidomos në tregje, ku Serbia është më e fuqishme. Kjo do të bëjë të pamundur bashkëpunimin Kosovës Shqipëri sepse marrëveshjet e bëra në kuadër të Open Balkan do ta dëmtojnë këtë gjë. Në Shqipëri ka falimentuar fabrika e qumështit, çdo mall në vend do të vijë nga Serbia. Përse? Për arsye konkurrence. Shteti serb e ka primare këtë gjë. Kosova dhe Shqipëria nuk do kenë kurrë pika afrimi për shkak të këtyre marrrëveshje të bëra në kuadër të Open Balkan.

/faxweb