Skip to content

“Benz”-i përplas “Volvon”-n në Korçë, plagosen 3 persona, mes tyre 2 fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak para mesnatës në aksin Korçë- Pogradec në fshatin Bulgarec. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona mes tyre dy fëmijë të cilët janë dukë marrë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Korccës. Në aksident është përfshirë një kamion dhe një mjet tip “Benz” i cili ka ka përfunduar anës rrugës.

Njoftimi zyrtar nga policia:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/faxweb