Skip to content

Pamje, dy të rinj tentojnë të vjedhin xhaminë në Lushnje

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin xhaminë në qytetin e Lushnjes. Të rinjtë që mendohet se janë në moshë të mitur (15-17 vjeç) kanë hyrë në xhami me qëllim për të vjedhur, por nuk ia kanë dalë dot. Pas disa kohësh përpjekje ata janë larguar nga godina.

Ka qenë myftiu i qytetit i cili ka bërë kallëzimin në polici.

“… po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.