Kuvendi shtyn ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Shtyrja e Komisionit vjen pas kërkesës të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi në votim këtë propozim. Me dakordësi edhe të mazhorancës u vendo që të shtyhet ngritja e këtij Komisioni.

Alfred Rushaj: “Kemi pasur diskutime me PS për të dakordësi objektin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, nuk u gjet dakordësia por të paktën të vazhdojmë që të biem dakord për objektin e këtij komisioni. Kërkojmë heqjen nga rendi i ditës.

Nikolla: Ta kalojmë në votim… miratohet! Shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

 

Gjithashtu deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar kryeparlamentares që deputetët mos shpërndahen në Kuvend pasi të gjithë janë të vaksinuar.

Edmond Spaho: “Kësaj forme të organizimit duhet ti jepet fundi kolegët që rrinë aty sipër të vijnë këtu, 8 vet të jemi gjithsej të vijnë këtu. Të gjithë kemi bërë vaksinat, kjo formë të marrë fund, këtu është e kondicionuar mënyra e votimit duke votuar me letra sesa me kushtet ë po veprojmë”

Nikolla: “Ok, do të marrim parasysh në konferencën e kryetarëve”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko