Rama ka replikuar me deputetët e opozitës në Kuvend.
Kreu i qeverisë iu kthye deputetes së PD, Flutura Açkës duke i thënë se vetëm për poezinë nuk do të kenë akademi, teksa ka shpërthyer debati për deklaratën e ministres së Bujqësisë për “akademinë e çobanëve”
Edi Rama: Vetëm për poezinë s’ka akademi.
Flutura Açka: Mos merr me ne.
Edi Rama: Me kë të merrem po nuk u mora me ju. Unë për ju vij këtu. Atje jashtë nuk ka njeri që mund ta bësh për budalla, ju keni menduar se i bëni për budallenj.
Sa herë që keni dashur ti bëni për budallenj jeni zgjuar të hënën në mëngjes keni thënë boo na i vodhën prapë.
S’ka asnjë problem. I kam shqiptarët në kontakt çdo orë dhe çdo ditë.
