Kisha Katolike në Francë ka vendosur të shesë pasuritë e saj për të paguar dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual.
Eric de Moulins-Beaufort, President i Konferencës Franceze të Ipeshkvijve, njoftoi vendimet që morën pas takimit me priftërinjtë dhe peshkopët në Lourdes të Francës.
De Moulins-Beaufort deklaroi se do të krijohet një “Komision Kombëtar i Pavarur” për të njohur dhe korrigjuar ankesat e personave që kanë qenë subjekt i abuzimit seksual dhe se ky organ do të drejtohet nga Marie Derain de Vaucresson, juriste e Ministrisë së Drejtësisë.
De Moulins-Beaufort tha se do të shesin prona të kishës për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual dhe se do të huazojnë para nëse është e nevojshme.
Ai theksoi se raporti i Komisionit të Pavarur për Abuzimin Seksual (CIASE) në kisha zbuloi një realitet që kisha nuk ka mundur ta shohë, De Moulins-Beaufort.
“Duhet ta pranojmë, ne kemi lejuar zhvillimin e një sistemi fetar që shkel të drejtat njerëzore dhe themelore”, shtoi de Moulins-Beaufort.
Ndryshe, priftërinjtë në Francë kanë pranuar “përgjegjësinë institucionale të Kishës Katolike” në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve, duke thënë se abuzimi ishte një “dukuri sistematike” në kishë.
Në raportin e publikuar nga CIASE më 5 tetor, thuhej se 216.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht në kisha që nga viti 1950.
Raporti theksonte se duke shtuar edhe rastet e abuzimeve seksuale të kryera nga punonjësit e shkollave private dhe institucioneve të Kishës Katolike, ky numër ka arritur në 330 mijë.
Presidenti i CIASE-s, Jean-Marc Sauve, ka deklaruar se Kisha Katolike nuk ka marrë masat e nevojshme ndaj incidenteve të abuzimit seksual, duke i bërë thirrje këtij institucioni të marrë përgjegjësi.
