Skip to content

“Babëzia e ndërtimeve po shkatërron Durrësin dhe Tiranën”, Bylykbashi: Po pastrohen paratë e pista prandaj rritet çmimi apartamenteve

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në diskutim me kryetarin e bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj

Babëzia e ndërtimeve po shkatërron edhe Durrësin, po shkatërron historinë dhe arkeologjinë e këtij qytetit. Paraja kriminale po investohet në ndërtimet në Tiranë dhe jo vetëm, pastrimi i parave po e mban cmimin lart të apartamenteve jo kërkesa.

Se kush janë hallet jo vetëm të bashkisë të Tiranës por edhe të bashkive të tjera, kolegët këtu I dinë dhe nuk është nevoja t’i përmend. Shqipëria nuk është vetëm Tirana.

Ka rëqnë jo vetëm demokracia por kemi centralizim. Heqim Tiranën se është shumë e madhe dhe mbledh shumë para. Po ja ku kemi Durrësin që borxhin vetëm të ujësjellësit e ka skandaloz. Janë histori që po cojnë drejt centralizimit të pushtetit. Është për të qeshur tabela sa i përket qarqeve të organeve kushtetuese. Më pas duhet t’i kërkojmë fonde qeverisë qëndrore pasi pushteti vendor nuk prodhon dot të ardhura. Kemi bashki që nuk japin dot asnjë shërbim në një territor kaq të vogël në 28 mijë kilometra katrorë. Në të gjithë këtë histori kemi një reformë territoriale të cilën e kemi si një nevojë therëse për ta bërë pa propagandë dhe por për njerëzit.

Nëse do të merremi edhe me cështjen e pastrimit të parave, nëse fokusi I pushtetit vendor është si të japim sa më shumë leje se ashtu ka më shumë interes, sigurisht që bie interesi në qeverisje. Unë po jap një koment të fundit sepse janë qytetarët që na dëgjojnë. Theksoj se kur bëhen shpronësimet, kurrë mos harroni fondin e dëmshpërblimit të pronarëve të trojeve të cilët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

/faxweb