Skip to content

Berisha: Do ta nisja Foltoren edhe po të mos isha përjashtuar nga Basha

Sali Berisha është pyetur sot në Pogradec nëse do të niste “Foltoren” nëse nuk do të ishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar nga Lulzim Basha.

Berisha pasi ka shpjeguar të gjithë raportin e tij me Bashën në muajt e fundit, tha se nuk mund të pajtohej kurrë me të, pas katër humbjeve dhe me shkeljet e bëra në statut.

Por edhe nëse nuk do të ishte kjo, unë nuk do të pajtohesha kurrë me kryetarin Lulzim Basha. Katër humbje, nuk mund të pranohen, prandaj do të vendosim në statut që kush humbet zgjedhjet e përgjithshme do të largohet.

Katër kryetar ka ndërruar partia simotër në Austri. Unë nuk e di si qëndron ai ende në detyrë”, tha ndër të tjera Berisha.