Një person në Francë u dërgua në shërbimin e psikiatrisë për shkak të fjalëve të tij të “dorëheqjes” ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron derisa ai ishte në një transmetim të drejtpërdrejt.
Në imazhet në rrjetet sociale, drejtuesi i kanalit “France 2”, Julien Bugier derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejt në lidhje me pandeminë e COVID-19 në qytetin Dieppe në rajonin e Normandisë, një person dëgjohet duke thënë: “Dorëheqje Macron, Benalla” (ish-truproja e Macronit që u dënua për rrahjen e protestuesve) në burg.
Në pamje shihet se Bugier, i cili po prezantonte programin në terren, tentoi të vazhdonte transmetimin e tij i shqetësuar pavarësisht parullës kumbuese “dorëheqje”.
Sipas lajmeve në shtypin francez, personi që tha “Macron dorëheqje” u ndalua fillimisht nga policia dhe më pas u transferua në shërbimin psikiatrik me urdhër të Prokurorisë.
Protestuesi, emri i të cilit nuk u zbulua, tha se ishte i zemëruar me presidentin Macron për falimentimin e kompanisë së tij në Dieppe në vitin 2015, kur Macron ishte ministër i Financave.
– Reagime nga liderët e opozitës
E djathta ekstreme e Marine Le Pen, udhëheqëse e Partisë së Unitetit Kombëtar (RN), në llogarinë e saj në Twitter tha: “E pabesueshme. Ky regjim vazhdon të frikësojë”.
Jean-Luc Melenchon, lideri i Lëvizjes ultra të majtë të Francës së Panënshtruar (LFI) argumentoi se vendimi i “psikiatrisë së detyruar” ishte i papranueshëm dhe se politikat e rivalit të tij politik Le Pen kishin një ndikim në këtë.
– Reagimi ndaj Macron-it se ai “nuk toleron kritikat”
Edhe pse ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij, Macron, i cili po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, është kritikuar për mos tolerimin e kritikave ndaj tij dhe për përpjekjen për të shtypur zërat e opozitës përmes institucioneve shtetërore.
Në shtator, edhe protestuesi që hodhi vezë ndaj Macron-it gjatë vizitës së tij në qytetin e Lionit në jug të vendit, u dërgua detyrimisht në shërbim psikiatrik, me urdhër të Prokurorisë.
Në qytetin Toulus, një person që shkruante “Macronavirus” në një pankartë në kopshtin e tij u ndalua nga policia.
