Skip to content

Yuri Kim: Do të ketë të tjerë “non grata”, do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që minojnë demokracinë dhe këtë vend

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në një intervistë për “Top Channel” trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.

“Nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë.

Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë”, deklaroi Yuri Kim.