Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij holandez, Mark Rutte kanë inspektuar punimet tek Piramida e Tiranës.
I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama i shpjegoi Mark Rutte historikun e piramidës nga diktatura, ndërsa tha se do të shndërrohet në një qendër inovative.
“Kjo ka qenë muzeumi i vjetër i Enver Hoxhës dhe natyrisht ishte një tempull për jetën e tij. Kur gjërat ndryshuan Ky ishte tempulli, më pas këtu ka qenë një park. Kjo Mark do të përqendrohet në novacioni dhe në disa vende do të kesh mundësi të rrëshqasësh. Aty, është kulla më e lartë në Ballkan, rreth 44 metra dhe është bërë me gurë e ndërkohë gjithë fasada do të krijohet në mënyrë të tillë që të krijohet harta e Shqipërisë. Kjo përfundon vitin tjetër.
Duhet edhe një vit tjetër për të ndërtuar. Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe po përpiqemi të kemi aktivitete kulturore. Do të organizojmë javën holandeze, do e organizojmë për gjithçka, do të kemi aktivitete të ndryshme. Për këtë duhet të punojmë me ambasadën. Pra, do të jetë ndryshe. Jemi të hapur për të rinjtë holandezë që duan të promovojnë punën e tyre”, tha Rama.
