70 mijë euro janë sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit, të dyshuara që i përkasin një grupi kriminal.
Sasia e eurove eshte gjetur gjate nje kontrolli te ushtruar ne nje autobus te linjes Shqiperi-Itali.
Sipas burimeve, Policia kufitare ka arrestuar dy shoferet e autobusit, shoferin e pare dhe ndihmesin e tij. Eurot ishin te ndara ne shtate pako me nga 10 mije euro.
Eurot dyshohet se i perkasin grupeve kriminale, te cilat kane derguar lende narkotike ne Itali dhe prisnin eurot ne Shqiperi.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
