Skip to content

34-vjeçari që po terrorizon qytetin, shikoni momentin kur qëllon kalimtarin me grusht poshtë mjekrës… (VIDEO)

 

Policia e Sarandës ka arrestuar sot 34-vjeçarin Saimir Murataj, i cili dhunoi me grushte dhe sende një qytetar. I ndaluari njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Nuk është hera e parë që Murataj dhunon kalimtarë. Një muaj më parë ai goditi me grusht një qytetar në Sarandë. Pamjet janë siguruar nga “Balkanweb”.

Saimir Murataj është dërguar në spitalin psikiatrik, por drejtoria e spitalit nuk e ka marrë përsipër shtrimin e tij.