Skip to content

Pesë humbje jete në 24 orë/ Mbeten të larta shifrat e të infektuarve me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga Covid në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve, pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 690 qytetarë anë rezultuar pozitiv me Covid.

Janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.

Janë 8,190 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Nëntor 2021)Raste të reja ditore 690Të shëruar në 24 orë 652Të shtruar në spitale 168Humbje jete në 24 orë 5Testime ditore 3,596

Testime totale 1,337,600Raste pozitive 190,815Raste të shëruara 179,650Raste Aktive 8,190Humbje jete 2,975

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,243Fier 898Shkodër 474Vlorë 463Durrës 417Gjirokastër 400Elbasan 311Berat 372Korçë 242Lezhë 198Dibër 91Kukës 81