Skip to content

Zi në Korçë/ Ndahet nga jeta mësuesja emblemë e arsimit që edukoi breza të tërë

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Korçës. Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare mësuesja Zhaneta Kita. Me ndarjen nga jeta të mësuese Kitës, Korça ka humbur një emblemë të arsimit.

Në qytetin e Korçës Zhaneta Kita njihej si një person i përkushtuar që prej vitesh i dha dije gjeneratave të nxënësve.

Nuk dihet ende se çfarë i ka marrë jetën mësueses, e cila kishte një karrierë 39 vjeçare në arsim. Një mësuese e palodhur së dhëni dije disa brezave.

/faxweb