Skip to content

VIDEO/ Shkolla u dogj prej 7 vitesh, nxënësit e dy fshatrave bëjnë mësim në lokal

 

Shkollët e disa fshatrave në Lushnje janë në kushte të mjerueshme, për shkak të mungesës së investimeve.

Fax News ka shkuar në territoret dhe në një godinë të rrënuar, që deri disa vite më parë shërbente si shkollë 9-vjeçare për 2 fshatra Kashtëbardhë dhe Stankarbunarë.

Kjo shkollë është djegur në datën 6 Janar 2015 dhe u premtua që do të rindërtohet përsëri por pas 7 viteve çdo gjë ka mbetur njësoj.

Banoret shprehin keqardhje për këtë rrënim pasi është kthyer në një vendgrumbullim plehrash, por shprehen se nuk kanë asgjë në dorë për rindërtimin e saj.

Nxënësit e këtyre fshatrave tashmë detyrohen se shkojnë tek shkollat më të aferta. Por ajo çka mësoi gazetarja Fatmira Bajramaj është se prej 3 vitesh, ambientet e një lokali të zonës shërbejnë si shkollë.

Fshatrat në fjalë ndodhen shumë pranë qytetit të Lushnjes, e megjithatë janë lënë pa asnjë investim.

/faxweb