Skip to content

Ngjela ka dyshime: Berisha ka falsifikuar firmat e Kuvendit, a ka guxim Basha ta çojë në SPAK

Spartak Ngjela dyshon se firmat e mbledhura nga Berisha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar janë falsifikuar.

 

Avokati thotë se nëse kjo gjë vërtetohet, Berisha duhet të ndiqet penalisht.

 

Madje sipas Ngjelës, është vetë Basha si kryetar partie që duhet ta cojë Berishën në SPAK.

 

 

Berisha deklaroi se i mblodhi firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Por janë të shumtë ata në PD që thonë se gjithçka është fals.

Po ku janë firmat dhe emrat e firmëtarëve, do të bëhen ato publike?

Falsifikimi i firmave të këtij procesi është vepër penale. E di Berisha këtë?

Atëherë…

Po Basha, si kryetar partie, a do ta denoncojë në SPAK këtë vepër penale?

Të shohim