Teksa vetë lufton me jetën në Spitalin e Traumës, 30-vjeçari nga Kurbini Emirjan Doko, shkaktoi në orën 03:20 të mëngjesit një aksident tragjik, duke marrë jetën e 2 personave, mes të cilëve atij të një efektivi të burgjeve.
I riu ndodhet me politrauma si pasojë e një dëmtimi që e ka në kokë, tjetrën në pjesën e kofshës ku ka dëmtuar kockat. Burime i thanë Fax Neës se ai do t’i nënshtrohet operacioneve.
Doko po drejtonte makinën e tij tip “Citroen” kur i doli përpara mjetit tip “Honda” me drejtues Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve dhe pasagjer Ali Bejo, teksa polici natën punonte si taksist për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. 30-vjeçari Doko po lëvizte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa “Honda” nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Dyshimet e hestuesve janë se Doko është futur me të kuqe në semafor dhe ishte në gjendje të dehur, ndërsa përveç armës së zjarrit, pushkë automatike, në automjet iu gjet edhe një thikë, e konstatuar në xhepin e tij pasi u dërgua në spital.
I riu nuk rezulton person me precedent penal, ndërsa Fax Neës nga burimet mëson se pavarësisht kësaj po hetohet me prioritet aktiviteti me të cilin merret, ku ndodhej dhe në çfarë drejtimi ishte nisur. Përveç kësaj, Doko udhëtonte nga Kurbini në Tiranë, i armatosur edhe jashtë orës policore duke ngritur pikëpyetje nëse është ndaluar nga ndonjë patrullë për ti kërkuar sqarime dhe motivet e lëvizjes në atë orë.
…
/faxweb