Skip to content

Pakistani kërkon nga bota të shpëtojë Afganistanin nga kolapsi ekonomik

Pakistani ka deklaruar se qeveria e përkohshme afgane dëshiron të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe ka kërkuar nga bota të vazhdojë me një përgjigje pozitive për të shpëtuar nga një kolaps ekonomik vendin e shkatërruar nga lufta.

Duke folur në seancën e përurimit të forumit ‘Troika Plus’ në Islamabad, ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Shah Mahmood Qureshi, tha se talebanët janë të interesuar për të punuar me komunitetin ndërkombëtar dhe se bota duhet të shmang përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të vazhdojë me një angazhim pozitiv.

“Afganistani sot ndodhet në prag të një kolapsi ekonomik pasi financimi ndërkombëtar është tharë. Edhe pagesa e pagave është bërë e vështirë, e lëre më ndjekja e projekteve zhvillimore”, tha Qureshi në takimin ku morën pjesë të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Kinës, Rusisë dhe Pakistanit.

Qureshi tha se “njeriu i thjesht po tundet nën efektet e thatësirës së rënë” dhe shtoi se çdo rrëshqitje e mëtejshme në rënie do të kufizojë rëndë kapacitetin e administratës së re për të drejtuar qeverinë.

Takimi ‘Troika Plus’ po zhvillohet tre muaj pas takimit të fundit në Doha, që u mbajt katër ditë para se talebanët të merrnin kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.

Në takimin në Islamabad i pranishëm është edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, i cili mbërriti dje së bashku me delegacionin e tij në vizitën e tij të parë në Pakistan.

Më 19 tetor, të dërguarit e posaçëm të Rusisë, Kinës dhe Pakistanit për Afganistanin u takuan në Moskë, ndërsa homologu i tyre amerikan e anashkaloi atë takim.

Më herët më 22 shtator, tre të dërguarit e posaçëm po ashtu vizituan Kabulin dhe u takuan me udhëheqësit talebanë.

– SHBA-së i kërkohet të lirojë asetet e ngrira afgane

Gjatë adresimit të hapjes së takimit, Qureshi përsëri kërkoi nga SHBA-ja që të lirojë asetet e ngrira afgane dhe tha se Kombet e Bashkuara (OKB) dhe agjencitë e saj duhet të gjejnë një mënyra për të kontaktuar popullin e zakonshëm afgan dhe për të ndihmuar në stabilizimin e situatës.

“Me dhënien e qasjes në fondet e tij të ngrira do të përfshihet në përpjekjet tona për të ri-gjeneruar aktivitetet ekonomike dhe për ta çuar ekonominë afgane drejt stabilitetit dhe qëndrueshmërisë”, tha Qureshi.

Qeveria amerikane ka bllokuar rezervat e bankës qendrore afgane, si dhe shumë donatorë dhe organizata, përfshirë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke ndaluar pagesat që kur talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Duke folur për rolin e forumit ‘Troika Plus’, Qureshi tha se grupi ka marrë një rëndësi të madhe dhe luan një rol kritik.

“Ne besojmë se angazhimi i ‘Troika Plus’ me qeverinë e re afgane do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit, në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe do të ndihmojë në ngushtimin e hapësirës për grupet terroriste që veprojnë nga Afganistani”, tha ai.

Kryediplomati pakistanez shtoi se pasi vendi i tij është fqinj ka një interes të drejtpërdrejtë në paqen dhe stabilitetin e Afganistanit.

“E vendosur në derën tjetër, ne kemi mbajtur barrën e katër dekadave të konfliktit dhe paqëndrueshmërinë në formën e refugjatëve, drogës dhe terrorizmit”, u shpreh ai.

Dje, India po ashtu organizoi një takim të nivelit të lartë mbi Afganistanin në të cilin Kina dhe Pakistani nuk morën pjesë pasi të dyja vendet kanë marrëdhënie të tensionuara dhe mos marrëveshje kufitare me Indinë.

Dialogu në New Delhi u ndoq nga shtatë vende të tjera, respektivisht nga Irani, Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Megjithatë, dje Kina njoftoi se i dërguari i saj i posaçëm për Afganistanin do të marrë pjesë në takimin ‘Troika Plus’ në Islamabad.