Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për aksidentin që i mori jetën efektivit të burgjeve, Luan Cenollari, i cili u përplas tragjikisht nga një makinë teksa punonte si taksist jashtë orarit të punës në administratë për të çuar në familje më shumë të ardhura.
Manja shprehet se Cenollari la pas dy fëmijë të moshave 27 dhe 22 vjeç si dhe bashkëshorten. Ministri gjithashtu thotë se do të angazhohet për të përmirësuar problematikat për punonjësit e policisë së burgjeve.
“Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak! Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!”, shkruan Manja.
Cenollari ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë, dhe për shkak se duhej të mbante familjen e tij, punonte edhe si taksist, përveç punës në burgje. Sindikata e policëve shprehet se shumë prej efektivëve detyrohen të bëjnë punë shtesë për shkak të pagave të ulëta që ka ky sektor.
…
/faxweb
