Skip to content

Po ndërtonte në një zonë të mbrojtur/ Arrestohet një person në Tropojë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, policia e Tropojës ka arrestur në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., banues në Valbonë.

Ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje, në fshatin Valbonë, e cila është zonë e mbrojtur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.