Skip to content

“Turp i madh! Halim Kosova jashtë listës së kandidatëve për deputetë”, Ëngjëll Musai kundër Bashës: Shkoi u mbyll si Oso Kuka me Ramën 5 orë në takim

Drejtori i Gazetës Telegraf, Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News përballë moderatorit Rezear Xhaxhiu për të folur mbi Foltoren e Berishës dhe përplasjen me Lulzim Bashën.

Ëngjëll musai thotë se nuk është as etike dhe as morale fakti që PD është ndarë në një luftë mes dy tifozerive.

“Në përgjithësi, edhe bisedat po i ngjajnë një lloj tifozlliku dhe janë ndarë në dy kampe. Nuk është as etike dhe as morale. Nuk duhet të diskutojmë nëse po flasim për Bashën, Berishën, por duhet të shikojmë a kemi një opozitë që duhet të jetë në pozivionin e vet. Kemi vite që nuk e kemi një pozitë. Nuk e kemi pasur as në mandatin e parë. A kishte më turp që parlamenti i kaluar u josh në lloj lloj mënyrash, qokash, interesha personale, familjare, udhëtime, dhe vetëm ngrinte kartona. Ishim mirë në kohën e monizimit, kishim një dhe  e dinim që kur të vdiste do të vdiste, por kjo është e turpshme. Demokracia ka rregulla”, tha ai.

I pyetur kë duhet të mbështesim Bashën apo Berishën, Musai deklaroi se për këtë duhet bërë një analizë pune.

“Kush është faktori? Kë duhet të mbështesim? Unë them duhet bërë një analizë. Ku e mora forcën politike dhe ku jam tani? Nëse kam ngritje dhe nuk kam arritje atëherë një njeri i moralshëm hap krahun dhe nëpërmjet votimit të lirë. Nëse ne dy shkojmë në një fshat të largët ku nuk na don njeri dhe i themi do bëhemi ne kryepleq, të marrin me drru dhe të nxjerrin përjashta. Nuk mund të marrim në dorë fatet e një opozite, që nesër mund të marrë në dorë mbarë kombin. Nuk mund t’ia lëmë në dorë fatin e vendit individëve që nuk japin shpresë”, u shpreh ai.

Ëngjëll Musai nka ngritur akuza të forta kundër Bashës sa i përket menaxhimit të partisë, duke përmendur si pjesën më të rëndë lënien jashtë listave të deputetëve Halim Kosovën.

Ai më tej deklaroi se Lulzim Basha shkoi u mbyll së bashku me Ramën në maj 2017 për 4 orë dhe dolën me një platformë që sipas tij ka qenë e parapërgatitur.

“Basha e mori në dorë PD në vitin 2013. Cili ishte rezultati? Në vitin 2015 u bënë zgjedhjet e para lokale. Sikur të mos ishte një kandidature si doktor Kosova në Tiranë, atëherë humbja do të ishte drastike. Ti sot nuk e ke as në listat e deputetëve, kjo është e turpshme. Ata që ishin në pikat kyçe të asaj partie, siç ishte Farka, zona autostradës, ata një ditë të bukur në vitin 2017 u shpërblyen duke u futur në listat e deputeteve. Mos vallë ka ndonjë lloj prapësie nga mbrapa? Unëe e di që ka, kam dhe fakte tronditëse. Madje janë diskutuar në tavolinë të ngushtë me ish-ambasadorin Lu, ku është thënë janë marrë ktu , janë vjedhur këtu. Pse nuk u bë analizë? Sepse analiza lë gjurmë. Në vitin 2017 ndodhi e njëjta gjë . Kur vjen momenti, një ditë të bukur në darkë, dy liderët vajtën u mbyllën si Oso Kuka të dy dhe pas 4-5 orësh të dy dolën me një plaatformë, pikat që ishin përgatitur shumë më parë nga të tjerë. Pas kësaj erdhi dalja nga parlamenti, u dogj pushteti lokal dhe humbën zgjedhjet e 25 prillit. Nuk pati analizë përsëri. Kaq mjafton që njeriu që ka moral ta kuptojë ku e ka vendin”, përfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb