Skip to content

“Avokati i Popullit të vijë këtu”, banorët e ‘5 Majit’ të zhgënjyer me mazhorancën dhe opozitën: Vjedhin bashkë! Bllokoni foltoren e parlamentit

Banorët e ‘5 Majit’ vijojnë prej muajsh tashmë protestën e tyre kundër prishjes së shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit të disa pallateve pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre, para se të bëhet prishja e shtëpive. Mbrëmjen e sotme, këta banorë nuk kanë kursyer kritikat as për opozitën, që sipas tyre nuk po bën rolin e saj për të qenë krah qytetarëve. Ata kërkojnë që opozita të bllokojë foltoren e parlamentit.

“Opozita të tregojë veten. Na ka prish punë kur kanë ardhur. Bllokoni foltoren. Mos vini vetëm për votat. Nuk është ajo opozita. Opozita duhet të bëjë rolin e saj, nuk po e bën. Nëse duan të çohën , të flasin në parlament, te bllokojnë Foltoren. Janë të gjithë bashkë, vjedhin bashkë. Ata pallatet që po bëhen i kanë 60 me 40%. Ju jeni e vetmja dritare që po transmetoni problematikën tonë. Opozita nuk vjen fare. Me opozitën e kam këtë rast“, tha një banor.

Nga ana tjetër, një banore u shpreh se nuk do ta firmosë kontratën me Bashkinë e Tiranës.

“Një kontratë të tillë unë nuk e firmos. Për momentin nuk më ka ardhur një njoftim. Kontratën e bashkisë sëe Tiranës unë nuk e firmos. Janë shumë pika që duhet të rishikohen”, deklaroi ajo.

Një thirrje iu drejtua dhe Avokates së Popullit. Banorët e ‘5 Majit’ apeluan që Avokatja e Popullit të shkojë pranë tyre, pasi gra, fëmijë, të moshuar e të sëmurë po nxirren nga shtëpitë.

“Kam 25 vite që banoj këtu. Po ky shtet, po kjo qeveri, po këto sahanlëpirësa, legena, kanë ardh na kanë bërë mish për top. Kanë ardh dhe na kanë gënjyer. Kurse sot mes dimrit, me qindra e mijëra familje, me gra, fëmijë, pleq i marrin dhe me VKM thonë shtëpia jote do shembet se do bëhet rindërtim. Tërmeti ëeshtë fatkeqësi natyrore, por këta po bëjnë tërmet njerëzor. Ju lutem si media, na sillni avokatin e popullit. T’i mbrojmë njerëzit e sëmurë. Janë pa copën e bukës. Ka derdhur gjak ky popull këtu për këto kasolle”, tha banori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb