Erind Mërkuri- Pedagog i së Drejtës Kushtetuese.
A janë zgjedhje legjitime?
Mërkuri:
Nuk janë gjykatat që zgjidhin cdo gjë, ka plot gjykata që nuk i shqyrtojnë zgjedhjet vendore. Ka vende europiane që nuk i shqyrtojnë Gjykatat Kushtetuese.
Pluralizmi apo periodiciteti për këto zgjedhje?
Mërkuri: Pluralizmi, ka një opinion që përcaktohet një standard kur ligji bëhet pengesë për zgjedhjet politike, në rastin konkret nuk është se pjesmarrja e grupeve politike u pengua nga legjislacioni.
Pra pluralizmi politik nuk mundet të prevalojë mbi periodicitetin e zgjedhjeve. Ata konkurruan, kush i pengoi juridikisht?
Kjo logjikë është, nëse një forcë nuk do të marrë pjesë i bie që në 2025 nuk do kemi zgjedhje parlamentare. Kjo qasje nuk duhet marrë në konsideratë vetëm në rast se ndryshohet legjislacioni dhe i detyron.
Normat që u aplikuan në 2019 ishin prej shumë kohësh dhe s’kanë lidhje me parlamentin e sotëm.
Duhet të ndalem në dy aspekte, GJK kur regjistroi partitë politike, ne nuk mund të flasim me hamendësime për këtë, vendime për falsifikim ose jo duhen ndjekur rrugët ligjore. Kjo lloj cështje nuk duhet ndjekur nga Gjykata Kushtetuese.
Ademi: Ne kemi qenë në GJK, ju falenderoj për kontributin, nëse ne nesër kemi zgjedhje në Shkodër dhe unë shkoj në KQZ dhe dorëzoj një kerkesë për pjesmarrje të partisë së Shkodrës, a ndodh kjo? A regjistrohem?
Mërkuri: Pretendimet për partitë kanë rëndësi, nëse KQZ regjistron partinë e Shkodrës prapë nuk i cohet GJK për ta vlerësuar.
I bënë mirë Shqipërisë këto votimet e 2019?
Mërkuri:Mirë ose jo është vlerësim politik, sa më shumë parti aq më mirë për demokracinë por sic e theksuam nuk kishte ndërhyrje juridike për partitë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
