Skip to content

Sulm me bombë në një xhami në Nangarhar të Afganistanit, të paktën 15 të plagosur

Sipas të dhënave paraprake, të paktën 15 persona janë plagosur në një sulm me bombë gjatë namazit të xhumasë në një xhami në zonën Spin Ghar në rajonin Nangarhar në lindje të Afganistanit.

Informacionet nga autoritetet talebane thonë se shpërthimi me bombë ka ndodhur gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Tiriley në zonën Spin Ghar.

Në shpërthim janë plagosur 15 persona ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Theksohet se bomba ishte vendosur në minberin e xhamisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimet në Afganistan u intensifikuan në rajonin Nangarhar pas tërheqjes së forcave të NATO-s nën udhëheqjen e SHBA-së nga vendi ndërkohë që shumica e tyre u morën përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Kujtojmë se rreth 100 persona humbën jetën në shpërthimet nga 8-15 tetor gjatë namazit të xhumasë në xhamitë që u përkisnin shiitëve në Kunduz dhe Kandahar. Këto sulme u morën përsipër nga organizata terroriste DEASH.