Një tjetër tërmet ka rënë këtë të premte në afërsi të Bulqizës, me një magnitudë prej 4.1 të shkallës Rihter.
Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ishte afro 4 km larg Bulqizës.

Ditët e fundit veri-lindja e vendit është prekur ndjeshëm nga lëkundjet e tërmetit, të cilat nisën më 29 tetor. Si pasojë e serive të lëkundjeve, një sërë banesash u dëmtuan në qarkun e Dibrës.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse lëkundja e sotme ka sjellë dëme apo përkeqësim të dëmeve të godinave të prekura disa ditë më parë.
