Skip to content

Zjarr i madh përfshin pyllin në fshatin Shmil në Elbasan, mjetet zjarrfikëse të pamundur për të ndërhyrë

Elbasan- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Shmil njësia Administrative Labinot Mal në Elbasan.

Terreni dhe era vështirësojnë situatan. Pavarësisht se drejt zonës kanë shkuar mjetet e zjarrfikëses po ndërhyjet vetëm me mjete rrethanore.

Vetëm ndërhyrja nga ajri do të ndihmonte repartin e zjarrfikëses së Elbasanit i cili prej disa orësh vazhdon të jetë në luftë me flakët, pa mundur ta vendosin nën kontroll.

Aktualisht dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm, ndaj efektivët i bëjnë thirrje qytetarëve të mos djegin pronën publike, sidomos pyjet që konsiderohen oksigjen.

Ende nuk dihet sipërfaqa e djegur saktësisht .Një tjetër vatër zjarri ishte aktive në zonë një javë më parë por u vu nën kontroll vetëm pas reshjeve të shiut.

/faxweb