Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Tiranë, plagoset shoferi 18-vjeçar

foto ilustruese.

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Për pasojë ka marrë dëmtime shoferi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb