Skip to content

Zbulohet parcela me 204 rrënjë kanabisi në Tepelenë

Një tjetër parcel kanabisi është zbuluar këtë të shtunë në Tepelenë.  Parcela me 204 rrënjë është zbuluar në fshatin Krahës të Tepelenës, në vendin e quajtur “Rripa e Madhe”, në një zonë të pyllëzuar.

 

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Katër ditë më parë në fshatin Maricaj të Memaliajt, u zbuluan 130 rrënjë.

 

Ndërkohë që policia e Gjirokastrës ka mbajtur të fshehtë për mediat zbulimin e 6 parcelave me mbi 2 mijë rrënjë kanabis në fshatin Skore të Dropullit. Për këtë ngjarje u arrestuan dy persona, por asnjë informacion nuk u komunikua zyrtarisht.

 

Ndërhë vetëm disa javë më pas janë raportuar për të tjera parcela me kanabis kryesisht në zonën e Tepelenës.