Skip to content

Vijnë në Shqipëri mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer

Pasditen e së shtunës kanë mbërritur në Shqipëri 74,880 doza të vaksinës Pfizer.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se kjo sasi dozash vjen si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Manastirliu thekson se deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina anti-COVID.

/faxweb