Kryqëzimi i Rubikut ne rrugen e kombit eshte kthyer ne njolle te zeze persa i perket aksidenteve rrugore.Aty kane ndodhur shume aksidente me viktima e te plagosur, me i fundit vetem 2 muaj me pare ku humbi jeten nje qytetar nga Kukesi.Ky kryqëzim duhej të përdorej vetem si pikë dalëse nga Rubiku për në rrugen e kombit, por në mungesë të sinjalistikes drejtuesit e automjeteve e përdorin edhe për të hyrë në Rubik.
Veprimi në këtë mënyre dhe mungesa e fushë pamjes në të dy anet e rrugës së kombit po sjell aksidente te shumta.Banoret e Rubikut kërkojnë krijimin e një lidhje me autostraden në anen veriore që të përdoret vetem për hyrë në qytet, për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike që po merre jete njerëzish.
Probleme te ngjashme ka ne te gjithë rrugen e kombit, duke sjelle aksidente te shumta rrugore sidomos gjate muajve te veres kur ka dhe me shumë levizje.
Një prej qytetarëve:
Të gjitha procedurat administrative ne i kemi në Rrëshen. Detyrimisht ne duhet të shkojmë në Rrëshen për të mbaruar çdo lloj pune që mund të kemi. Ky është një problem I madh, por do të zgjidhej një problem I madh nëse do zgjidhej situate e këtij kryqëzimi. Këtu kanë ndodhur aksidente me vdekje në këtë lloj kryqëzimi. Neve na zgjidh problem të madh nëse rregullohet. Ky kryqëzim ka një problem pasi nuk kemi mundësinë të hyjmë aty. Me pak kosto mund të rregullohet dhe nuk kemi nevojë të bëjmë një rrethrrotullim ku të kapim veshin kështu. Këtu ka pasur aksidente me vdekje, 2 apo 3 madje edhe më shumë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
