Moti kete te hene parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Gjithashtu duke nisur nga orët e drekës në periudha afatshkurtra do të ketë edhe intervale me diell. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3-10m/s. Me kalimin e orëve era fortësohet gati në tufan me shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu për shkak të erës së fortë pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5 deri 6 ballë.
Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e mëngjesit dhe pa ndryshime të ndjeshme në ato të mesditës më konkretisht: në zona malore 4 deri 12°C, në zona e ulëta 8 deri 21 °C, në zona bregdetare 10 deri 21 °C
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga periferia e një qendre të ulët të presionit atmosferik. Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Në pjesën perëndimore dhe jugperësdimore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Për Kontinentit Europian Ishujt Britanikë, pjesa veriore si dhe ajo lindore do të ndikohen nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore. Nga reshjet e shiut dhe intensitet deri të lartë do të përfshihet edhe pjesa veriperëndimore e Italisë. Pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.
