Skip to content

I martuar me fëmijë, një vajzë misterioze në makinën e Erigers Mihasit ditën që e ekzekutuan, mesazhi i fundit që i çoi në celular (Dëshmia)

Janë zbardhur detaje të reja mbi atentatin e dyfishtë ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit.

Grupi i hetimi i tha jo zyrtarisht gazetares Anila Hoxha se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë, por nuk bëhet e ditur lidhja që ajo kishte me njërin prej viktimave, Mihasi, i cili nga ana tjetër është i martuar dhe me fëmijë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë  e reja. Dëshmitarja kujton sipas burimeve shumë të sigurta, se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit.

Të shtunën në darkë dy persona mbetën të vrarë si pasojë e një atentati me armë zjarri që ndodhi në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Persona ende të paidentifikuar nga policia qëlluan me breshëri automatiku drejt një automjeti tip “Audi A7”. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Një nga viktimat, drejtuesi i mjetit është Erigers Mihasi, 32 vjeç eksponent i njohur i botës së krimit. Ai njihet si mik i Santiago Malkos, i ekzekutuar në vitin 2019.

Viktima tjetër, pasagjer në automjetin tip ‘Audi’ është identifikuar si Armand Dumani 26 vjeç.

Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që u shpëtua pasi fajin për këtë bazë e mori Gëzim Haroku.

/faxweb