Skip to content

REPLIKAT/ Basha, debat me Edi Palokën: Ç’punë kanë Suel Çela, Tom Doshi dhe “Qifja” me Berishën?

“Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi”. Keshtu ka deklaruar lideri i PD-së, Lulzim Basha sot në Kryesi, teksa i drejtohej me një mesazh Sali Berishës.

Mbedhja është shoqëruar me debate mes kryetarit të partisë, Lulzim Basha dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Teksa Basha i ka përmendur emra të krimit që sipas tij kanë mbajtur peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët për  thirrjen e Kuvendit të PD, Paloka i është kthyer duke i thënë që t’i çojë në prokurori këto raste. Por Basha është shprehur duke i thënë se është i përgjegjshëm aq sa për të mos e futur prokurorinë në parti.

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD në konfliktin e tij personal me SHBA.

PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo Kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vëmendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama për t’u përfshirë me formularët e PD?

Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD? Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim.

Është një fund realisht i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë e tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!