Sali Berisha thotë se nëse nuk do të ishte për “Foltoren”, Lulzim Basha do të kishte qëndruar “nja 80 vjet në opozitë”.
“Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga Shtatori dhe gjer sot je i mbyllur brenda 4 mureve.
S’ke takuar dhe as nuk takon dot qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit t’i japin dorën një të pabesi. Nuk është kollaj që ata të parët të ulen dhe te bisedojnë me njeri.
Po të mos ishte “Foltorja” e demokratëve do të preferonte të rrinte nja 80 vjet në opozitë”, tha Berisha.
