Skip to content

“Policia e Rinasit lajmëroi kundërshtarët e Mihasit”, Shemsi Prençi ngre dyshime të forta për vrasjen e dyfishtë në Astir

Shemsi Prençi deklaroi se vrasja e dyfishtë në zonën e Astirit mbrëmjen e së shtunës është bërë me dijeni nga radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Policisë thotë ne Top Neës se autorët janë vënë në dijeni nga ana e policisë së Rinasit për rikthimin në atdhe të Erigers Mihasit, që besohet se ka qenë shënjestra e sulmit.

“Nëse viktima e radhës ishte Erigers Mihasi, eksponent i botës së krimit, si ka mundësi që më parë e morën vesh kundërshtarët e Mihasit që e donin të vrarë, se sa policia që e priste? Sepse ishte një person në kërkim. Policia e Rinasit më parë ka lajmëruar kundërshtarët e Mihasit se Mihasi u fut në Shqipëri se sa strukturat e policisë për ta gjurmuar këtë person, se mund të vriste dikë në Shqipëri, ose mund ta vrisnin. Është vrasje e gjurmuar nga kundërshtari me dijeninë e policisë, kam bindje të plotë”, tha Prençi.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb