Seanca e sotme e Kuvendit maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mënjgesit dhe vazhdon ende me debate dhe diskutime që lidhen me projekt-buxhetin e vitit 2022 ka pasur përplasje të forta sa i përket fyerjeve të grave deputete.
Përplasjet nisën pasi deputetja demokrate Grida Duma në fjalën e saj, tha se deputetët e mazhorancës nuk ekzistonin si të tillë, duke lënë të kuptohej se në këtë mënyrë, këta të fundit, ishin vetëm si figurë dhe se mendimet e tyre nuk kishin vlerë.
Situata vazhdoi të tensionohej në momentin kur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi ashpër ndaj Grida Dumës duke thënë se vetëm shpërndante helm gjatë fjalës së saj.
Më pas ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në fjalën e saj tha se ishte e zhgënjyer për faktin se nuk ishte bërë asnjë lloj reagimi në momentin kur deputetet socialiste dhe minister ishin quajtur “harem” nga ana e deputetit democrat Agron Gjekmarkaj.
Ndërsa deputetja Grida Duma tha se nëse Gjekmarkaj e ka thënë dicka të tillë atëherë le të kërkonte falje. Kjo solli edhe reagimin e deputetit në fjalë i cili tha se nuk e kishte thënë në atë aspekt atë fjalë dhe ndër të tjera u përplas edhe me deputetin “Erion Braçe të cilit I tha: Pusho more derrkuc.
Kjo temë u përmbyll nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila tha se tani e tutje duhet të garantohej serioziteti dhe kërkoi që ngjarje të tilla ku gratë deputete të ofendoheshin në këtë mënyrë most ë përsëriteshin më. Kjo solli dakordësi nga të gjitha deputetet gra që ishin të pranishme në seancë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
