Skip to content

“Kalimi i ligjit për teatrin, pjesëmarrje në grusht shteti”, Basha refuzon Magjistraturën

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar sërish presidentit të Republikës Ilir Meta në lidhje me ligjin për Teatrin e Ri Kombëtar. Basha e ka bërë të qartë se e vetmja rrugë është rrëzimi i këtij ligji që për opozitën bie ndesh me Kushtetutën
“Dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë active nuk është gjë tjetër vecse pjsemarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një raishtag të stilit hitlerian.”
Ndërkaq Basha duke iu referuar peticionit të artisteve drejtuar kreut të shtetit ka theksuar se qëllimi i kryeministrit Rama nuk është ndërtimi i një Teatri të Ri, por ndërtimi i kullave pasi projekti i Teatrit Kombëtar mund të realizohej në zonën e Bulevardit te Ri ose tek Piramida
 
“Mund t’iu them se kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri për mënyrën se si Edi Rama ia ka dalë të mashtrojë artistët e të abuzojë, manipulojë me dëshirën e tyre për të pasur kushte komode.”
 
Në lidhje me reformën në Drejtësi, Basha ka sqaruar pse nuk voton ndryshimet në lidhje me shkollën e Magjistraturës pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Europian
 
“Nuk ka pasur thirrje, ka pasur intervista klandestine në ndonjë stacion televiziv, të cilat unë nuk I marr për thirrje nga Bashkimi Europian, por kjo pak rëndësi ka. Edhe njëherë duhet ta keni të qartë, cfarë po kërkojnë? Po kërkojnë të kthehen tek institucionet e vjetra të drejtësisë. Pastaj nëse ata iu thonë ju në biseda infromale që jemi gati që ta heqim këtë pjesë, po duam vetëm t’I ja[pim të drejtë fondacionit “Qemal Stafa” të zgjedhë kandiatët për magjistraturën, natyrisht përgjigjia për këtë është jo.”
 
Ka dy moment tek ndryshimet në ligjin që ka lidhje me shkollën e Magjistraturës; moment i parë është pranimi i 50 studentëve të rinj në këtë shkollë.
 
Sipas PD shkolla e Magjistraturës është politizuar nga qeveria duke vënë në bordin e saj persona me lidhje me PS-në dhe për të blinduar këtë situatë është vendosur që çdo ndryshim kërkon 84 vota.
 
Momenti i dytë është që emërimi i magjistratëve të sapo diplomuar të bëhet nga Prokurorja e përkohshme dhe KLD-së; zgjidhje qe sipas PD-së është në shkelje të kushtetutës dhe u jep kompetenca dy institucioneve të sistemit  të vjetër të Drejtësisë.