Rama:
Ajo që pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin që falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimin dhe kapjes së shpejtë nga polciia e shtetit gjendet pas hekurave.
Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë, dhe duke shqyrtuar të gjithë rrjedhjen e ngjarjes dhe profilin e autorit , mbetet hija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë duhet domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë, për të vënë pikën e drejtëisë në këtë episod kaq tronditës.
Iu shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalët mbeten, pjesa tjetër siç e thashë i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës të të gjithë opinioni publik.
E pata të pamundur që të shkruaja një tekst për këtë ngjarje, dhe për këtë arsye mu duk më e udhës që ta bëja bashkë me ju sot, në prag të nisjes së një vizitë zyrtare në Romë.
Në qendër të vëmendjes në bisedimet me Mario Drahgin do të jetë njohja e pensioneve, edhe pse është një çështje shumë e vështirë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
